Chiptuning und ECO-Optimierung für Auto
Volkswagen Zentrum Prishtina është lider për shitje dhe servisim të veturave në Kosovë, si dhe përfaqësues i autorizuar për shitje dhe distribuim të brendit Volkswagen dhe Škoda.
Baki Automobile vepron nga viti 1999 dhe gjatë këtyre 15 viteve përvoja e sjellur nga Gjermania që nga vitet e '70-taka bërë që Volkswagen të jetë brendi më i kërkuar në tregun e Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe autoshtëpia Baki Automobile ka importuar vetëm produkte dhe pjesë origjinale të Volkswagen dhe Škoda. Zgjerimi i aktivitetit të veprimtarisë dhe numri i madh i klientëve kërkoi detyrimisht edhe shtimin e punës, shtimin e numrit të punëtorëve, perfeksionimin e tyre në fusha të caktuara, blerjen e aparaturave speciale dhe zgjerimin e hapsirës punuese.
Në qershor të vitit 2008 u përurua objekti i ri i pari në Ballakan dhe i dyti në Europë
“Modul konzept” në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, objekt ky i licencuar nga Volkswagen AG.
Klientelës sonë fillimisht ju ofrohet parkingu me sipërfaqe 1500m². Në hyrje të showroom-it ekspozohen modelet më të reja të veturave Volkswagen dhe prezantimi i tyre bëhet nga personeli i specializuar për shitje.
Pranimi i klientelës për servisim dhe riparimin/ngjyrosjen e karoserisë gjithashtu bëhet nga personeli i specializuar me përvoj 25 vjeçare.
Hapsira e mirëmbajtjes, servisimit dhe riparimit të automjeteve përfshinë sipërfaqe rreth 2000m². Në pjesën qëndrore janë 20 vende pune me vinça të kategorive të ndryshme.
Në pjesën e dytë të objektit bëhet pastrimi gjeneral i veturave ndërsa në pjesën e tretë janë instaluar paisje speciale për riparim dhe ngjyrosje të veturave të dëmtuara.
Depoja e pjesëve rezervë zë sipërfaqe prej 500m² ku janë në dispozicion mbi 15.000 pjesë rezervë origjinale. Në këtë objekt kolosal gjendet edhe restauranti modern ku klientët mund të presin veturën e tyre në kushte shumë komode.
Si rezultat i punës së palodhshme Baki Automobile mori shumë mirënjohje dhe referenca, ndërsa në vitin 2006 u shpërblye me çmimin “Gjilpëra e artë” nga Volkswagen AG për performancë dhe sukseset e arritura , shpërblim prestigjioz për një partner të Volkswagen.
Për të arriturat e Baki Automobile merita të veçanta ka menaxheri gjeneral dhe lideri z. Baki Abdullahu i cili studio dhe punoi në Gjermani dhe me përvojën e tij 25 vjeçare në industrinë e automobilizmit, posaçërisht në shitje dhe servisim ka bërë që autoshtëpia BakiAutomobile të zhvillohet dhe rritet gjithnjë e më tepër duke ju ofruar klientelës kualitet të lartë dhe besueshmëri.
Ekipa e menaxhimit përfshinë edhe menaxher të tjerë, 60% prej tyre kanë punuar dhe studiuar në Gjermani në industrinë e automobilizmit.
Pjesa tjetër e stafit janë poashtu me kualifikim të lartë, marrin pjesë rregullisht në trajnime të ndryshme në Gjermani dhe flasin rrjedhshëm gjuhën gjermane dhe angleze.
Krahas profesionalizmit njerëzor te Baki Automobile shërbimi kualitativ arrihet me anë të Software-ve, kompjuterëve dhe aparaturave më të sofistikuara të cilat i rekomandon prodhuesi.
hinzufügen eines Chip Tuning B&A-stadtplans zu ihrer webseite;
Wir verwenden Cookies und andere Tracking-Technologien, um Ihr Surferlebnis auf unserer Website zu verbessern, Ihnen personalisierte Inhalte und gezielte Anzeigen anzuzeigen, unseren Website-Verkehr zu analysieren und zu verstehen, woher unsere Besucher kommen. Datenschutz-Bestimmungen